Mbyllet votimi në Kosovë, pritet zgjedhje e qeverisë së ardhëshme, ja si janë statistikat e para

Të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë tashmë janë mbyllur. Qytetarët kanë pasur mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në ora 19:00.

Tanimë është bërë e ditur se vendvotimet janë mbyllur dhe se ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara sot në të gjithë territorin e Kosovës.

Pas pak minutave pritet që të publikohen disa nga sondazhet e realizuara në vend dhe tregojnë përafërsisht se si kanë dalë partitë politike në këto zgjedhje.

Deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë të ditura rezultatet e para, nga numërimi që mund të bëhet deri në atë kohë. Deri në ora 15:00 dalja e votuesve anembanë territorit ka arritur në 32.38 përqind.