Mbyllet i gjithë institucioni, kryetari i Bashkisë infektohet me COVID-19

Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku në një postim në Facebook, ndërsa thotë se bashkia do të mbyllet dhe nesër do t’i nënshtrohet dezinfektimit.

“Vetëm pak minuta më parë u informova se jam pozitiv me Covid dhe kam qenë në izolim, unë dhe familja ime, pasi dje kisha simptomat e para!

Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinfektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke respektuar gjithmonë masat e nevojshme të mbrojtjes! Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për aq kohë sa kam nevojë nga shtëpia! Ju uroj të gjithëve shëndet dhe vëmendje maksimale”, shkruan ai në Facebook.