Mblidhet sot Kuvendi, zbulohet çështja e rëndësishme që pritet të diskutohet

Në orën 10:00 do të zhvillohet sot seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të shqyrtohet në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Për këtë projektbuxhet do të shprehen sot relatori Anastas Angjeli, Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe të gjitha Komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2020

2.Njoftim i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

3.Projektligji ‘Për buxhetin e vitit 2021”. (Shqyrtimi në parim)

4.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

5.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

6.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).