Mbështet më shumë artistët që bëjnë muzikë në Greqi dhe Serbi? Ja çfarë thotë këngëtarja për Arian Çanin

Vazhdojnë thumbimet e Rovena Stefës për Arian Canin sa i përket mbështjetjes që i jep muzikantëve dhe këngëtarëve. Ky debat ka nisur kohë më parë kur prezantuesi i “Zonë e Lirë” bëri një deklaratë ku tha se “Ballkani ka qenë Helen”.

Në një intervistë për “ABC” ajo u shpreh se moderatori Arian Cani mbështet vetëm artistët që bëjnë muzikë në Greqi dhe Serbi dhe jo ata brenda vendit. Sipas saj kjo gjë nuk është fare e drejtë por theksoi se nuk ka asgjë personale me Canin.

“Ka edhe nga ata tipa elitar të Tiranës që thonë është muzika greke apo serbe më e mirë. Më shumë mund t’ju pëlqejë një këngë serbe që është po prapë turbofolk, muzik popullore si këngët e mia, por vetëm mos ta dëgjoj shqip. I pari psh është Arian Çani. Arian Çani vendos shumë i lumtur një muzikë greke, por që është prapë një muzik ballkanike moderne, njëjtë si kënga e Rovenës dhe këngën e Rovenës nuk e transmeton kurrë. Përse e bën këtë?”/Source.al