“Mashtrues i rëndomtë”, Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin dhe kap gafën e madhe

Juristi Romeo Kara ka shpërndarë në rrjetet sociale, videon e një të moshuari i cili ka shkuar pranë stadiumit ‘Air Albania’ dhe kërkon të vaksinohet kundër COVID-19 me pretendimin se është veteran.

Kara shkruan se inshalla ai vaksinohet sa më parë, por nxjerr në pah një gënjeshtër të të moshuarit. Me ironi Kara shkruan se si fillim i moshuari duhet të rregullojë vitin e lindjes, sepse sipas llogarive kur ka filluar lufta ai ka qenë vetëm 9 vjeç.

“Ketij inshallah ia bejne vaksinen sa me shpejt, por per veteran duhet të rregulloje pak vitin e lindjes. Kur ka filluar lufta ky ka qene nente vjec, dhe në mbarim të luftes 14 vjec. Mashtrues i rendomte.”, shkruan Kara krahas videos.