Masa të reja shtrënguese anti-covid, merret vendimi urgjent për Kuvendin

Ekspertët e Komitetit Teknik marrin vendimin më të fundit, ku bëjnë me dije masat e reja anti-covid.

Sipas ekspertëve anulohet seanca parlamentare e ditës së nesërme. Vendimi i Kuvendit vjen një ditë pasi Komiteti vendosi moslejimin e asnjë aktiviteti me mbi 10 persona, qoftë në vende të hapura apo të mbyllura.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një kërkesë pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin ose jo të punës normale të Parlamentit.