Masa të reja? Rama paralajmëron: Do të kemi mbyllje tjetër

Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve për t’u ruajtur sa më shumë nga virusi. Ai tha që njerëzit të bëjnë atë që i është kërkuar nga ekspertët, të shmangin sa më shumë daljet e panevojshme nëse nuk duam një tjetër mbyllje. Kreu i qeverisë gjithashtu akuzoi opozitën se po shpërndan informacione të gabuara tek njerëzit në atë që ai e quan “luftë për pushtet”.

“Virusi nuk na ndan në parti, luftë e shëmtuar për pushtet që bëhet nga ata që nuk pyesin për shëndetin e popullit.

Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër në çdo mënyrë, dhe mos dyshoni në asnjë statistikë të qeverisë dhe as mos bini pre e frikës nga ata që ju duan mish për topin e luftës për pushtet e plaçkë. Edhe Shqipëria do e kalojë pjesën më të madhe të keqe, por që do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë,” tha Rama.