Policia e Shtetit ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e krijuar për shkak të motit.
Përmes njoftimit u ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve që të vendosin gomat e dimrit.
Po ashtu nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve pa zinxhir. Shpejtësia e makinave duhet të kufizohet në maksimum, për të shmangur aksidentet, apo daljen nga rruga.
Njoftimi i plotë:
Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës:
Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera.
Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.