Marrëveshja Rama-Basha në 2017, Topalli tregon prapaskenat e forta

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Ajo pasi u shpreh se në vitin 2017 ka patur një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës para zgjedhjeve që administrata zgjedhore mos të denonconte asnjë parregullsi në këtë proces. Ajo tha se KQZ u urdhërua nga Rama dhe Basha, ndërsa 1 vit më vonë opozita u kujtua se i ishin vjedhur zgjedhjet.

“Në 2017 votat janë vjedhur, s’ka dyshim. Po ato 3 forca politike ishin në qeveri (PD, PS, LSI). Në KQZ kanë shkuar përfaqësues të këtyre partive, që mos të kishin asnjë kundërshti me njëri-tjetrin. Të dy kryetarët e partive, kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017. Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit. Nuk është lejuar asnjë ankese për zgjedhje, apo manipulimin. S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se:

“Me Edi Ramën s’ka zgjedhje”. Opozita jo vetëm që e pranoi që të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzua për manipulim me votat, Gjiknuri. Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë. Votat e PD u përgjysmuan. Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj.”, tha Topalli.