Marrëveshja e Washingtonit, turqit ndjehen të shqetësuar thellë nga serbet

Turqia shprehu “shqetësim të thellë” për vendimin e Serbisë për të zhvendosur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem. Jemi thellësisht të shqetësuar nga vendimi i Republikës së Serbisë për zhvendosjen e ambasadës së vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë rezolutat e KB të miratuara për këtë çështje, të respektojnë statusin historik dhe ligjor të Jeruzalemit dhe të përmbahen nga hapat që do ta bëjnë zgjidhjen e konfliktit Izraelito-Palestinez edhe më të vështirë, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.

Aneksimi i Jeruzalemit nga Izraeli u refuzua nga bashkësia ndërkombëtare dhe KB gjithashtu. Është theksuar në mënyrë të përsëritur në rezoluta të ndryshme të KB se çështja Palestineze mund të zgjidhet vetëm me krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez mbi bazën e kufijve të 1967 me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, deklaroi ministria.