Manjani shpërthen ndaj ambasadorëve dhe ngre alarmin: Po presim përshëndetjen e radhës të Ambasadës Amerikane për shkrirjen e shtetit shqiptar!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar ambasadorët dhe misionet ndërkombëtare që kanë asistuar reformën në drejtësi, ndërsa shkruan se pas mbylljes me sukses të Kushtetueses, Gjykatës së Lartë, tashmë po mbyllet edhe shërbimi i gjykimit në Apel.

Postimi i plotë:

Pas mbylljes me sukses të plotë të shërbimit të gjykimit në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, me të njëjtin sukses po mbyllet edhe shërbimi i gjykimit në Apel.

Të paktën Gjykata e Apelit Tiranë është me 1/3 e numrit të gjyqtarëve.

“Suksesi” po zgjerohet ndjeshëm edhe në disa gjykata të shkallës së parë. Nuk po flasim më për cilësi gjykimi, por thjesht për gjyqin. Do arrijë të bëhet apo jo?!

Sukseset flasin vetë!

Presim edhe përshëndetjen e radhës nga Ambasada Amerikane, për këtë sukses të jashtëzakonshëm në shkrirjen e shtetit Shqiptar.

BE të paktën e ka qepur gojën…

I falenderojmë shumë OPDAT, EURALIUS, ONM, ROMANËN e LU-në, por edhe zonjën Kim e zotin Soreça për këtë shërbim të vyer që po na bëjnë! Falë kësaj refome u anëtarsuam dhe në BE…

Mbyllja e gjykatave, për pasojë legjitimimi i keqeverisjes moniste ishte zgjidhja më e jashtëzakonshme që ju bë këtij vendi, falë këtij kontributi

As Komunizmi nuk shkoi në këtë pikë…

===========

P.S.

Nuk e di a ka temë tjetër më të rëndësishme sesa ngritja e shtetit në këtë vend!

Pa shtet ska kuptim as politika, as zgjedhjet, as taksat, as prona, as biz esi, as ekonomia, as ligji, as shëndeti, as arsimi, as diplomacia, asgjë…