Manjani flet me emra, tregon politikanen shqiptare që e meriton të jetë në krye të shtetit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e bujshme në Kosovë. Për Manjanin, Vjosa Osmani duhet të zgjidhet në mënyrë permanente Presidente e Republikës së Kosovës.

“Vjosa Osmani duhet të zgjidhet në mënyrë permanente Presidente e Republikës së Kosovës.

Së bashku me Albin Kurtin ishin dy politikanët më të votuar në zgjedhjet e fundit politike në atje.

Kosova do nderohej të kishte kryetar të shtetit të saj një grua, politikane e votuar masivisht”, shkruan Ylli Manjani.