Manastirliu ndan lajmin e mirë: “Jemi të siguruar deri në vitin 2022”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh në një deklaratë publike për mediat se Shqipëria ka bërë një hap para sa i përket imunizimit të vendit nga COVID-19.

Ajo bëri me dije mesditën e sotme se vendi ynë ka kryer pagesën edhe për 500 mijë doza të tjera nga marrëveshja me Pfizer, dhe ato priten të vijnë së shpejti.

Pagesa prej 6 milionë dollarësh, u shpreh ajo, do të plotësojë nevojat tona të vak sinimit. Dozat e reja priten të hyjnë në vendin tonë në muajin dhjetor.

“Vendim i për kryerjen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vak sinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor, që do i shtohen programit të vaksinimit, përmes këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 milionë dollarë për të gjithë këto doza që do të plotësojnë nevojat.

Ne kemi garantuar deri më tani sigurimin për plotësimin e nevojave përmes një portofoli të diversifikuar dhe deri më tani kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vak sine dhe 1.7 milionë janë kryer. Qeveria nuk po ndalet për vijimin e dozave të tjera ndërkohë që ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksi nale, për të treguar se i gjithë sistemi mjekësor është angazhuar në lidhje me përmbushjen e vak sinimit.

Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të PFizer është bërë i mundur sigurimi i dozave të vaks inave edhe për vitin 2021” -u shpreh Manastirliu.