Manastirliu dhe Kushi dëgjesë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Rakacolli tregojnë vendimin më të fundit për universitetet

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri të ditur se mësimi në universitete do të vijojë online.

“Situata në Shqipëri nga 6-18 janar, ësHtë paraqitur me një rritje të rasteve me Covid-19. Kjo rritje është shoqëruar dhe me rritje të moshave të reja. Krahas masave për të vazhduar orën e policore, menduam që edhe mësimi në Universitet të vazhdoj online, dhe mundet që konviktet të shndërrohen në vatra infeksioni. Vatra me e nxehtë është Tirana”, u shpreh Rakacolli.