Manastirliu apel qytetarëve: Respektoni vetëm këto tre veprime të thjeshta

Ditët e fundit Shqipëria po përballet me rritje të numrit të humbjeve të jetëve dhe rasteve të reja me koronavirus. Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka reaguar Ministrja e Shëndetësie, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID. Manastirliu këshillon të respektohen tre veprime të thjeshta çdo ditë , pasi është rruga e vetme për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga Covid 19.

STATUSI I PLOTË:

Lutemi respektoni këto tre veprime të thjeshta, çdo ditë, për t’ju bashkuar përpjekjes së mjekëve dhe infermierëve, për t’a mundur COVID19

Respekto distancën
Vendose maskën
Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive
#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin