Majlinda Bregu godet me deklaratën, zbulon kush po e bllokon integrimin e Shqipërisë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu ka zbardhur disa detaje nga Samiti i djeshëm i Sofjes që miratoi krijimin e një tregu rajonal.

Breguse gjatë pandemisë sukses është krijimi i një korridori jeshil dhe mbajtja hapur e kufijve të rajonit.

Ndërsa sa i përket integrimit në BE, ajo tha se Shqipëria ka ende për të bërë por është në rrugën e duhur, pasi disa vende të tjera as nuk i kanë filluar Reforma si ajo në drejtësi.

“Shqipëria ka një sërë detyrimesh që janë të qarta për të gjithë por në të njëjtën shkallë janë dhe vendet e tjera të rajonit. Ne jemi në vende të ndryshme zhvillimi, unë me shqetësim shoh peshën që ka Europa në vendet tona në rast se procesi i integrimit do të bllokohet. Reformat e paplotësuara bllokojnë procesin”, shtoi ajo për Report Tv.