Majko jep përgjigjen që befason Eni Vasilin: Faji është

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u përgjigj ironikisht lidhur se mbi kë bie përgjegjësia nëse procesi për votën e diasporës dështon.

Pjesë nga intervista në Open

Nëse ky proces dështon, e kujt është përgjegjësia?

Majko: E Ndraghetës . Po s’jemi mbledhur për këtë tani, nuk mund ta aludoj tani , sidomos të nje njeri që e njeh ligjin si Celibashi, nëse ai s’do të ktheje përgjigje do vazhdojë të zbatojë ligjin.

Po kjo ishte një premtim i PS…

Majko: Po s’mund të thjm që e kemi ne fajin, ne vërtet e bëmë ligjin me vonesë por mos harroni që opozita doli nga parlamenti , një ngjarje e paprecedentë, ça tu thoshim hajde vëlla aman të votojmë. Mos harroni që gjërat s’kanë ecur mirë, kemi pas tërmete dhe pandemi. Socialistët s’po rrinin kot në zyrë .