Duket se ditët e fundit partitë kundështare vetëm po sulmojnë njëra-tjetrën, sigurisht që kjo pritet pasi jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook duke i bërë një thirrje qytetarëve që të largojnë Edi Ramën.
Basha publikoi videon e një qytetari i cili ndodhet në kushte shumë të vështira jetesa së bashku me familjen e tij. Ja cfarë shkruan:
“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”