Lulzim Basha paralajmëron zhvillime të bujshme pas 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u zotua këtë mbrëmje se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me qeverisjen e tij.

“Të bëj prokurorin këtu por unë këtu si kryetar i opozitës. Trau do të hiqet, teatri po kështu ka kontratat do shkojnë para drejtësisë, para asnjë prej këtyre nuk do të qëndroj janë pjesë e propagandës qeveritare. Asnjë opozitë në Ballkan nuk ka bërë betejën që ka bërë opozita ime. Asnjë kryetar opozite në Ballkan nuk ka marrë vendimin që kam marrë unë për t’u përballur me një autokraci në rritje. Dhe ndaj kësaj Edi Rama nuk ka absolutisht asgjë për të thënë përveçse për të përhapur helmin e propagandës që ne i lëmë kauzat në gjysëm kur në fakt është ai i cili ka çuar drejt shkatërrimit arbitrar tek Astiri dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi penale kur të vijë dita. Është ai që ka prishur teatrin në kohë pandemie. Do të mbajë përgjegjësi penale. Është firma e tij tek trau dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Do të mbajë përgjegjësi për të treja. Për këtë natyrisht duhet që kësaj padrejtësie t’i vihet një fre siç do t’i vihet fre me 25 prill. Pas kësaj të treja këto kontrata, të treja këto zotime do të marrin jetë”, tha Basha.