Lulzim Basha nxjerr të palarat: “Minitrat e Ramës takohen në restorantet më të shtrenjta, 1000 dollarë bifteku”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë sërish një tjetër koment lidhur me darkën e disa prej ministrave të qeverisë. Në një prenoncim për mediat, ai ka zbuluar se ministrat e Ramës takohen shumë shpesh nëpër restorantet më të shtrenjta në botë, kjo nuk është hera e parë. Sipas tij, PS-ja me në krye Edi Ramën qeverisin vetëm për interesat e veta personale.

Ja postimi i plotë i tij:

“Ministrat e Ramës po takohen në restorantet më të shtrenjta të botës, 1000 dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shkojnë drejt krizës më të thellë. Edi Rama nuk ka turp.Ndërkohë që dje u publikua një raport që tregonte se qeveria Rama u pasurua dyfish gjatë qeverisjes.Ata nuk mendojnë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre. Kanë harruar se çfarë është qeveria dhe cili është funksioni i qeverisë.Kjo është një qeveri që punon vetëm për veten e vet. Ky është një kryeministër që punon vetëm për veten e vetë.Është koha që ky kryeministër të shkojë përpara drejtësisë” -shkroi Basha.