Lulzim Basha i bën sugjerimin e papritur Arjan Çanit ‘live’ në emision

Dje në emisionin “Opinion” Edi Rama tha se nuk ka vjedhur me inceneratorët, pasi nuk ka hajdutë dy metra të gjatë: “Ju thoni se politikanët janë të gjithë hajdutë, por harrojeni, nuk ka vjedhës dhe gënjeshtarë mbi dy metra”.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar që të hapin një portal “2metrahajdut.al” për të nxjerrë të gjithë hajdutët që janë të gjatë 2 metra ose më shumë.

Basha u shpreh se i kanë dërguar një ‘mal’ me mesazhe ku i tregojnë emra të ndryshëm kriminelësh që janë në këtë gjatësi.