Luljeta Bozo i futet politikës, ja me cilën parti do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Një tjetër figurë e rëndësishme publike do t’i bashkohet sot PS për zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres Luljeta Bozo të kandidojë për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se Bozo do të jetë krah Ramës sot në prezantimin e arritjeve dhe sfidave për rindërtimin bashkë ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.