Luksoze dhe në mes të Tiranës, kjo është vila e Fatos Nanos, komshi me 2 biznesmenët e njohur

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe Xhoana Nano, të cilët u njohën që në fillim të vitit 2000, për t’u lidhur në martesë pas dy vitesh. Ata kane nje rezidencë mes Tiranës. Gjithsesi, komshinjtë e rinj të çiftit Nano janë biznesmeni Zamir Mane dhe Aleksandër Frangaj i TV Klan, ndërkohë që thuhet se në këtë zonë kanë investuar paratë e tyre edhe politikanë e biznesmenë të tjerë.

Ndërsa nëse u referohemi rezidencave, ku ka zgjedhur të jetojë Fatos Nano gjatë gjithë karrierës së tij politike, kujtojmë se ai i ka anashkaluar privilegjet e postit, duke vendosur të banojë atje ku ka pasur dëshirë dhe jo në rezidenca qeveritare.

Nga viti 1991, që kur u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste dhe deri në vitin në vitin 2002, kur rimori postin e Kryeministrit, ai ka jetuar në një apartament pranë prindërve. Ndërsa në kohën kur u martua me Xhoanën dhe deri në lënien e këtij posti, e njëkohësisht atë të ish-kryetarit të Partisë Socialiste në vitin 2005, Nano zgjodhi të jetonte jashtë protokollit qeveritar.

Në atë vit, banesa e tyre ishte një apartament me sipërfaqe të madhe në katin e fundit të një pallati te Shallvaret, pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të Albtelekomit. Pas largimit nga skena politike e Nanos, çifti u zhvendos në Austri, për të bërë një jetë mes Tiranës dhe Vjenës deri 3-4 muaj më parë, kur ata vendosen në vilën e tyre të re, rreth 6 km larg qendrës së Tiranës.