Lufta kundër COVID-19, kryeministri Rama jep lajmin e madh

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga foltorja e Kuvendit se do të dyfishohet ndihma ekonomike për periudhën e pandemisë.

Rama bëri me dije se kjo është një masë e domosdoshme, teksa shtoi se është paguar kapari për të marrë vaksinën anti COVID si pjesë e paketës COVAX.

“Vërehet fenomeni i marrjes së medikamenteve që nuk ndihmojnë dhe që në shumë raste e dëmtojnë të prekurin nga ky virus. Këtu hyjnë spekulantët, ato ilaçe bazë të recetës bazë bazuar në orientimet bazë të sistemit tonë thonë që nuk mjaftojnë, por është këmbëngulje e përditshme e ekspertëve që qytetarët të mos prihen pre e ankthit dhe pasigurisë dhe të mos marrin këshilla nga njëri tjetri apo nga mjekë që nuk janë të specializuar siç janë mjekë të familjes. Në buxhetin e 2021 ne do të vazhdojmë mbështetjen me financave, një skemë për t’i rimbursuar medikamente, do dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e pandemisë, për ata që punojnë në të zezë është e domosdoshme që t’u japim një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Kemi paguar kaparin për COVAX, kemi prenotuar për të marrë vaksinën, Jemi në komunikim të përditshëm me BE, unë kam pasur një bisedë të gjatë me presidentet e Komisionit. ”, tha Rama.