LSI, partia e Kryemadhit apo e Metës? Ish-deputetja e thotë troç në mes të emisionit

A ndryshon LSI si parti e drejtuar dikur nga Ilir Meta dhe prej 2016 nga Monika Kryemadhi? Ish-deputetja Silva Caka shprehet se LSI është parti e një fryme bashkimi dhe organizimi dhe nuk lidhet me emrin e Metës apo Kryemadhit.

“Kur Meta u bë president në pranverën e vitit 2017 shumë nga kundërshtarët tanë thanë se në zgjedhjet e asaj kohe LSI do merrte rezultat të dobët dhe se kjo forcë do dobësohej shumë. Ne morëm 19 mandate dhe u rritëm. Edhe në këto kushte, sa herë që aludohet se Meta e dëmton LSI-në që nuk është në krye unë u them se LSI është parti gjithmonë në rritje”, u shpreh Caka për emisionin ‘Hard Talk’.

Sipas Cakës sigurisht që Meta është themeluesi dhe inspiruesi i LSI por edhe kur ishte ai kryetar Kryemadhi ka qenë pjesë e rëndësishme e partisë dhe si e tillë ajo vijon të jetë edhe sot si kryetare.