LSI padit PS në SPAK, ja emrat e listës së zezë mes tyre dhe Edi Rama

Një tjetër padi shkon për Partinë Socialiste dhe këtë herë jo nga Opozita. Mësohet se LSI ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë të partisë kundërshtare. Ky kallëzim është dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari me akuzën dhe pretendimin se zyrtarët e PS-së kanë shpërdoruar detyrën në interes elektoral.

Kjo është lista e zezë e konfirmuar ditën e sotme:

Edi Rama, Kryeministër
Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
Xhemal Qefaliaj, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, etj.
Toni Hogu, Prefekt i Qarkut Tiranë
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Adrian Tufa, Kryetar i Njësisë Administrative Farke
Besnik Bali, Kryetar i Njësisë Administrative Baldushk