LSI do të hyjë e vetme në zgjedhje? Ja si përgjigjet Edi Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama i pyetur se si do të garojnë në zgjedhje e vetme në listë apo jo, tha se partia e tij duhet të dalë me emrat dhe me programin e saj.

“Ne jemi në një proces intensiv kontakti me qytetarët për të evidentuar njerëzit që do duhet të kandidojnë. Në vlerësimin tim, LSI, si një forcë me identitetin e vet duhet t’u ofrohet qytetarëve me programin dhe me emrat e saj”, u shpreh ai për Euro News.