“Lotët mu mblodhën në grykë”, ish-deputetja publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe ka dy fjalë prekëse

Nisur nga situata e vështirë që është krijuar në vend Si pasojë e pandemisë, por edhe e përmbytjeve ditët e fundit, ish-deputetja Nora Malaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përshkruar atë se çfarë ajo ndjen dhe theksin e vë sidomos tek brezi i tretë. Njëherazi Malaj, nuk lë pa sulmuar edhe qeverinë.

Postimi i plotë:

Sa borxhe i kemi brezit të tretë! Teksa po lexoja këte poezi, ndjeva se lotët m’u mblodhën në grykë. Malli për ata që na ikën , frika për të tashmen që po jetojmë, pasiguria për të ardhmen. Të gjitha janë trishtuese. Po trishtimi më i madh është zhgenjimi që po na ndodh. Nje Shqipëri e mbytur nga shiu, e zhytur në baltë , e trishtuar dhe e lënduar ne shpirt.

Shqipëria që lengon dhe demagogjia nga “fitorja në fitore” që nuk po pushon nga gojët e grykësve të qeverisë dhe nga ana tjeter njerëzit , qytetarët e thjeshtë të ketij vendi që cdo ditë vesin. Nga Covidi, nga skamja , nga pasiguria , nga pabarazia dhe nga makutëria e atyre që i grabisin çdo ditë, orë e minutë gjithcka kanë edhe dekikat e fundit të jetës .

Asnjëherë nuk do kisha besuar , që kemi prekur fundin me dorë. Cfarë mjerimi dhe cfarë përçmimi dhe rrënimi nga qeveria ! Dhe ata po vesin. Ky vend nuk mund të drejtohet më me arrogancë dhe retorikë, ky vend meriton të trajtohet me melankoli dhe mirësi!

Gjithësesi njerëzit po vesin. Brezi më i mirë po ves, Ai brez që pa nevojën e studimeve, rriti fëmijët e saj. Ai brez që pa burime ekonomike i ndihmoi ata fëmijë gjatë krizave të ndryshme. Po vesin ato që kanë vuajtur më shumë, ato që kanë punuar si “kafshë”.

Po vesin ato që kanë kaluar kaq shumë vështirësi në këtë jetë, ato që ndërtuan vendin, ato që tani dëshironin vetëm të kënaqeshin me nipërit dhe mbesat. Ato po vesin të vetmuar dhe të frikësuar. Ato po largohen pa shqetësuar askënd. Ato, po largohen pa një lamtumirë.