Lot, trishtim, frikë, Edi Rama publikon pamjet nga projekti i rëndësishëm dhe iu rikthen buzëqeshjen qytetarëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i rindërtimit nga themelet të një lagjeje në Fushë-Krujë, e cila u godit nga tërmetit i vitit të kaluar.

“MIRËMËNGJES

dhe me kantierin e Rindërtimit në Fushë-Krujë, ku janë hedhur themelet e është shtruar e gjithë infrastruktura tokësore e lagjes së re, për familjet që humbën shtëpitë në tragjedinë e 26 nëntorit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.