Lot, emocion, përqafime, Artan Hoxha publikon pamjet prekëse që po shpërndahen me shpejtësi në të gjithë botën

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish për vekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona. Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një video tepër emocionuese që po shpërndahet me shpejtësi në të gjithë botën. Është momenti kur Diego Maradona rikthehet në klubin e Napolit dhe stadiumi ndizet flakë nga adhuruesit e tij.

Kujtojmë që dje pas ndarjes nga jeta të Maradonës, Hoxha shkruante se ai është i pazëvendësueshëm. “Ishe me uniku, me rebeli, me revolucionari, me i dashuri dhe me i urryeri, ishe Che Guevara i futbollit. Ishe kunder sistemit, kunder boseve te FIFA-s, UEFA-s, serise A. Ishe mbreti me i madh ne fushe dhe me i varfer jashte saj”, shkruante dje Artan Hoxha.

Video: