Lori Hoxha flet për emrin e saj të vërtetë, problemet me ankthin dhe familjen

Lori Hoxha ka vendosur të shuajë kuriozitetin e fansave duke i dhënë mundësinë t’i bëjnë pytje të ndryshme në Instagram. Një prej ndjekësve i thotë Lorit se i duket si ajo tezja beqare, me 7 mace që mbahet si VIP-ja e fisit, dhe ajo e pohon këtë. “Sepse jam, përveç faktit që nuk kam mace sepse ew”, përgjigjet Lori. Lori tregon se nëse nuk do të ishte vetja, do të donte të ishte Sara Hoxha, pra motra e saj, por mbretëreshë Elizabeth.

Lori foli edhe për emrin e saj të vërtetë që është Lorela. “Emri jot gjatë është Lorela apo jo? Si mund ta injorosh një emër të bukur?”, e pyet një ndjekës. “Ja kshu”, i përgjigjet shkurt Lori Hoxha.

Fashionistja foli edhe për problemet me ankthin dhe kequshqyerjen. Lori shprehet se gjëja më sfiduese e të jetuarit me ankthin është t’i mbushësh mendjen vetes që është thjesht ankth dhe jo një sëmundje. Ajo shkruan se ka pasur probleme dhe me ushqyerjen dhe ende mërzitet nëse dikush i bën një koment për peshën.

Foto: