Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një mesazh të fortë nga Berati.
Lleshaj u shpreh se ka pasur element brenda radhëve të policisë që kanë shërbyer në favor të kr imit.
“Ne dimë ta vlerësojmë strukturën e policisë në qarkun e Beratit. Ka pasur një vërejtje që vazhdojmë ta kemi në lidhje me Skraparin, e cila e ka gjetur dhe do vazhdojë të gjejë adresimin e duhur për të mos përsëritur asnjëherë në të ardhmen ngjarje të tilla që nuk na bëjnë mirë as ne. Ka patur të implikuar në nivele të ndryshme, nga moskryerja e detyrës dhe më tej”, tha Lleshaj.