Llakaj trondit me rrëfimin për betejën me COVID-19: Qytetari i thjeshtë s’do kishte mundësinë m’u ofrua mua

Aktori i njohur i humorit, njëkohësisht moderatori Agron Llakaj pak ditë më parë tregoi se së bashku me bashkëshorten e tij ka kaluar koronavirusin. Ai tregoi se për 20 ditë kishin luftuar me Covidin, ku pak ditë më parë ka rezultuar negativ. I ftuar në emisionin ‘Rrugëtimi me Anilën’ ka folur për eksperiencën me virusin. Teksa i ka shprehur mirënjohje ekipit mjekësor, ai është shprehur se jo të gjithë marrin shërbimin që iu është afruar atij, për shkak të emrit që ka.

“I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq. Ky është privilegj. Pozicioni i një artisti, emri, njohja”.