Lisa Kujofsa largohet nga Klanifornia: “Doja të isha larg papërgjegjshmërisë së shqiptarëve”

Kur aktorja e mirënjohur e humorit Lisa Kujofsa u rikthye në Klanifornia shtatorin e kaluan fansat ishin shumë të lumtur, por duket se kjo zgjati shumë.

Tashmë ajo është zhvendosur në Itali megjithëse nuk dihet nëse do të qëndrojë atje përgjithmonë për të nisur një jetë të re. Në një intervistë të dhënë së fundmi Lisa ka rrëfyer përse vendosi të largohej nga spektakli i ndjekur i humorit duke theksuar se atje kishte një papërgjegjshmëri të madhe.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare për kundrejt situatës në të cilën ndodhemi. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”.