LGBTI, Papa Françesku zhbën dogmën e krishterë: Edhe ata janë fëmijë të Zotit, të mbrohen me ligj

Papa Françesku në një fjalim të ri të lëshuar të mërkurën tha se homoseksualët duhet të mbrohen nga ligjet e partneritetit civil. Ai e deklaroi këtë si pjesë e një dokumentari të ri për jetën e tij të quajtur “Francesco”, njoftoi Reuters.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të dëbohet nga komuniteti ose të bëhet i pakënaqur për këtë,” thotë ai në dokumentar.

“Ajo për të cilën duhet të punojmë është krijimi i një ligji mbi partneritetin civil. Në këtë mënyrë, ata do të mbrohen ligjërisht. Unë jam për këtë,” tha Papa Françesku.

Ky qëndrim i kreut të botës katolike shkon dogmës së krishterë, e cila mbron pacenueshmërinë e krijimit të Zotit, e rrjedhimisht të një familjeje krijuar nga burri dhe gruaja. /tesheshi.com/