Lezhë, shembet ura në fshatin Kalivaç, zbulohen pamjet (VIDEO)

Prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën e fshatit Kalivaç, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës.

Ura bën lidhjen e banorëve në fshatin Kalivaç të njësisë administrative Ungrej në Lezhë më qytetin.

Shembja e saj sjell problematika të mëdha për banorët e fshati Kalivaç, të cilët tashmë janë tërësisht të izoluar me qendrën urbane të Lezhës.

Prej dy ditësh ajo ishte nën ujë dhe sot është shembur plotësisht nga prurjet e mëdha të ujit.

VIDEO: