Lëvizjet në qeveri, reagon ish-deputetja: Po demaskohen, në PS ka njerëz që…

Ish-deputetja Mesila Doda ka komentuar deklaratat e Besa Shahinit dhe Sandër Lleshaj për largimin nga postet respektive.

“Para pak ditësh pamë deklaratën e Besa Shahinit që thoshte nuk do jem më ministre, do iki fare nga Shqipëria. Pastaj edhe Lleshaj. Unë e kuptoj që politikanët nuk bëhem në pemë. Ky është një profesion që kërkon pasion e sakrifica. Ti nuk mund të thuash që isha mirë për sa kohë isha ministër, tani po iki fare e po shoh punët e mia, i kam në rregull gjërat. Në një farë mënyrë edhe vetë demaskohen kështu, se aty ka njerëz të PS që kanë punuar e luftuar gjithë jetën..”, është shprehur Doda në Abc News.