“Lëvizje mat”, mediat greke shkruajnë për ‘dakordësinë’ e detit

Mediat greke e kanë konsideruar si lëvizje mat të Greqisë me dakordësinë e arritur me Shqipërinë për ta çuar çështjen e detit në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare. Sipas tyre, meqenëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale në Shqipëri, atëhere ngërçi ishte i dukshëm për një marrëveshje përfundimtare dhe të zbatueshme kështuqë zgjidhja ishte drejtësia ndërkombëtare.

Për mediat greke, Athina e dëshironte diçka të tillë, teksa Shqipëria është dakord, por ka një problem tjetër. Shqetësimi i grekëve vjen nga Ankaraja që nuk do sipas tyre një marrëveshje me Shqipëri- Greqi për detin. Këto media risjellin sërish tezën se turqit janë të interesuar për bazën e Pashalimanit në Vlorë, që do i prishte punë zgjerimit me 12 milje të Greqisë.