Lëvizje e rëndësishme në PD! Ja kush zuri vendin e Flamur Nokës

Ferdinand Xhaferri ka zënë vendin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, pas shkarkimit të Flamur Nokës nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Xhaferri është propozuar nga PD dhe është miratuar në nisje të seancës së sotme në Kuvend.

Noka u shkarkua nga pozicioni që mbante në komisionin e sigurisë kombëtare pas përplasjeve me Bashën, dhe deklaratave të tij pro ish-kryeministrit Sali Berisha.