Lëvizja surprizë! Vetëvendosja zyrtarizon dy kandidatët e parë për zgjedhjet në Shqipëri

Lëvizja VetëVendosje ka zyrtarizuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlemantarë të 25 prillit.

Mësohet se Boiken Abazi do të kandidojë për të marrë vota në Tiranë, ndërsa Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës.

Vetëvendosje, dega Tiranë, i shtohet disa partive të tjera të vogla që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, përfshirë Nismën Thurje, partinë e ish-kryeparlamentares Topalli, apo partinë që do të udhëhiqet nga deputeti, Myslym Murrizi.