Lëkundje të një pas njëshme tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm me lëkundje të një pas njëshme tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë në Koplik të Shkodrës duke trembur banorët e zonës përreth.

Institutit i Gjeoshkencave raporton se tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter.

Tërmeti tjetër është është regjistruar në orën 04:28, me magnitudë 2.1 të shkallës Rihter.

10 minuta më vonë pas të dytit është ndjerë sërish një tjetër lëkundje, me magnitude 3.4 të shkallës Rihter.

Nuk njoftohet të ketë dëme materiale apo njerëzore.