Lefter Maliqi: Ju tregoj pse opozita do të arrijë një fitore spektakolare në zgjedhje

Deputeti Lefter Maliqi tha se nëse sistemi do ishte mazhoritar i pastër, mund të kishte dhe kandidatë të pavarur, por nuk do ishte përcaktues. Sipas tij, nëse opozita do kishte punuar më shumë, nuk do ishim në këtë gjendje.

“Me këtë ligj, nuk dua të fyej ndonjë forcë politike. Mund të ketë ndonjë forcë tjetër politike që mund të marrë 1 apo 2 mandate. Të gjitha forcat kryesore që do përcaktojnë pushtetin, të paktën edhe për 8 vite të tjera janë PS, PD dhe LSI.

Këto 3 forca politike janë përcaktuese për fatet e qeverisjes së vendit. Nëse sistemi do ishte mazhoritar i pastër, mund të kishte dhe kandidatë të pavarur. Por, në rastin konkret, asnjë forcë politike përveç Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, LSI, PBDNJ, PAA dhe çamëve, nuk shikoj ndonjë forcë tjetër që mund të marrë mandat. Unë e kam thënë dhe e them.

Nëse opozita do kishte punuar më shumë për frymëzimin, besimin, shpresën, frymën e bashkimit të madh dhe një qëndrese të fortë, sigurisht që nuk do ishim në këtë gjendje. Opozita është në rritje, dhe do arrijë një fitore spekatolare për shkak të gabimeve skandaloze, korruptive, të kësaj rilindjeje nga një njeri nuk ka lidhje me Partinë Socialiste”, – tha ai për Ora News.