Kanë kaluar vetëm pak javë që kur Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë. Tashmë ata po shijojnë ditët më të bukura me vajzën e tyre Poem Blu e cila lindi në Gjermani.
Mirëpo, kohët e fundit çifti i famshëm duket se po kalojnë shumë kohë në këtë shtet madje aludohet se ata po mendojnë të shpërngulen atje. Ky lajm i ka trishtuar shumë fansat e reperit të cilët kanë pushtuar Instagramin e tij me pyetje nëse kjo gjë është e vërtetë apo jo.
Ata nuk duan që të kenë larg reperin e tyre të preferuar ndërkohë që i fundit ende nuk i ka dhënë përgjigje spekulimeve të fundit./Source.al