“Lavdi për Greqinë”, historia e klasës 10 në shqipëri me kopertinë tërësisht greke

Ditën e sotme JOQ ALBANIA publikoi në faqen e saj, në Facebook dhe Instagram foton e librit të Histroisë së klasës së 10 në Shqipëri, kopertina e të cilit ka habitur të gjithë. Shihet se në faqen e kapukut janë vendosur imazhe të historisë greke, a thua sikur libri është miratuar nga Ministria e Arsimit në Greqi. Jo një po dy imazhe shihen në kopertinën e librit që do të mësojnë nxënësit shqiptarë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Koalicioni për Shqipërinë. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Koalicioni shprehet se askush nuk mund ta justifikojë këtë si koinçidencë të paqëllimtë sepse dihet proçedura dhe filtrat sa kujdes ushtrohet për të dhënë maksimumin në konkursin e teksteve mësimore. Gjithashtu thuhet se në kopertinën e librit mund të përdoreshin personazhe dhe imazhe që kanë lidhje me historinë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

SKANDALI I MINISTRISË SË ARSIMIT NË SHKOLLAT TONA: Kopertina e Librit të Historisë së Klasës së 10 e gjitha për Lavdinë e Greqisë, njësoj sikur të ishte Libri i Shkollave Greke i miratuar nga Ministria e Arsimit të Greqisë dhe jo ajo e Shqipërisë!

Reagim i Koalicioni Qytetar PerShqiperine:

Sot mësuam nga Portali i 2 milionë shqiptarëve në FB dhe i 1 milionë shqiptarëve në Instagram, JOQ Albania publikoi skandalin si shqetësim të prindërve denoncues! Ministria e Arsimit paska futur në shkolla Librin e Historisë së Botës për Klasën e 10të duke glorifikuar jo me një por me 2 foto në kopertinë lavdinë e Greqisë!