“Larg PD-së deri sa Basha të jetë kryetar”, Jozefina Topalli flet hapur dhe zbulon mesazhin fyes që i dërguan (VIDEO)

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, në një intervistë për A2 ka akuzuar Partinë Demokratike se ka vepruar me dy standarde në procesin që ka nisur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ish-deputetja e Partisë Demokratike është shprehur e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim i PD e përjashtonte nga ky detyrim:

“Atë e kam në postën time elektronike dhe jam habitur shumë. Por më shumë jam habitur nga qëndrime të ndryshme nga ata që vendosin për të tilla gjëra. Ndoshta në fakt nuk është fjala e duhur “çuditur”, pasi nuk duhet të çuditesh kur ka disa standarde në procese të caktuara që për mua nuk janë thelbësore, por formale.”

Topalli po ashtu është shprehur duke thënë se nuk do krijojë parti të re dhe sa të jetë Basha të jetë në krye të PD-së, ajo nuk do të kthehet në këtë parti:

“Nuk kam dëshirë të hyj apo të krijoj parti politike. Dëshira ime është të krijohet një lëvizje për ndryshim pasi ka një të vërtetë të madhe. Nëse gjërat shkojnë keq duhen ndryshuar.”

Ndryshim, sipas saj, nuk sjell as rotacioni politik:

“Rotacioni mes tre personave që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin nuk kanë sjellë ndryshim. Është riciklim.”