Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta parakohet të ish-basketbollistit dhe ish-trajnerit të Partizanit, Arben Fagu.
Presidenti i shpreh ngushëllimet e sinqerta, familjes, të afërmve dhe miqve, ku shkruan se “është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për sportin shqiptar, veçanërisht për basketbollin, që i përkushtoi të gjitha energjitë e tij”.
“Të gjithë ne, të cilët e njohëm nga afër, humbëm një mik të sinqertë, ndërsa sporti një personalitet të pakrahasueshëm”, thekson kreu i shtetit.