LAJMI I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në qytetin shqiptar, fëmijëve u plas granata në duar, ndërron jetë 6 vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh. Dy fëmijëve u ka plasur një granatë e vjetër teksa po loznin bashkë, dhe ka ndërruar jetë njëri prej tyre vetëm 6 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.

Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.