Lajme të reja nga shëndeti i Janullatosit, Kisha jep informacionin urgjent

Përmes një njoftimi, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë me dije se kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë këtyre katër ditëve Janullatos ka shfaqur vetëm simptoma të lehta dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht, kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evaggelismos” në Athinë. Kryepeshkopi u transportua me avion ushtarak grek për ndihmë të specializuar mjekësore.