Lajm i zi, humb jetën nga COVID profesori i njohur shqiptar

Një tjetër lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm. Është ndarë nga jeta profesori i pylltarisë Thimaq Lako, i njohur si “dashnori” i Liqenit të Prespës. Mësohet se Lako u nda nga jeta si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Lajmin e ndarjes nga jeta të tij e kanë dhënë miqtë në rrjetet sociale, të cilët shprehen të trishtuar nga ndarja nga jeta e profesorit.

Nuk do të harrohet kontributi i profesorit për pylltarinë shqiptare, studimet, projektet, botimet, por edhe këshillat, argumentet logjike e bindëse që pylltaria shqiptare ti afrohej standarteve ndërkombëtare.

Miqtë e kujtojnë për kulturën e gjerë enciklopedike, edukatën, por edhe rrugëtimin me punën, veprimet, rezultatet, vullnetin e pasionin që lartuan profesorin e nderuar të Pylltarit.