Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta ish-ushtaraku i njohur shqiptar, dha një kontribut të jashtëzakonshëm

Autori dhe ish-ushtaraku vlonjat Petrit Menaj është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak.

“Nje humbje te madhe na le o zemer . Nje atak i tmerrshem na ndau nga ty. Njoftojme te afermit dhe miqte se varrimi i te madhit dhe luftetarit Petrit Menaj behet sot me dt. 07.11.2020 ne oren 14”, shkruajnë familjarët në rrjetet sociale.

Menaj është autor i librit “Sazani pararojë që s’fjeti kurrë”. Petrit Menaj ka shërbyer në ishull si oficer karriere dhe për këtë ka marrë vlerësim nga Shoqata Atdhetare Sazani. Ish-ushtaraku vlonjat është angazhuar edhe në luftën e Kosovës, deri në çlirimin e saj.

Foto: